Kolonja e preferuara e turistëve/ Gjatë vitit të shkuar u vizitua nga 20 mijë të huaj

schedule12:32 - 5 Korrik, 2023

schedule 12:32 - 5 Korrik, 2023

Xhevrie dhe Esat Sade, një çift të moshuarish nga Erseka prej kohësh presin e përcjellin turistë në shtëpinë e tyre.

Thonë se bujtësit janë nga e gjithë bota.

Në Ersekë shkojnë për natyrën dhe gatimet tradicionale. Xhevrie Sade thotë se të gjitha ushqimet janë bio.

Nuk janë njohës të gjuhëve të huaja dhe kjo u sjell pak vështirësi në komunikim me miqtë e huaj.

Vitet e fundit janë shtuar bujtinat e hotelet në Kolonjë por e gjithë zona ka vetëm 200 kapacitete pritëse.

Drejtorja e turizmit Anila Çuçullari thotë se investimet në infrastrukturë e qytet kanë shtuar turistët.

Përgjatë 2022-shit Kolonjën e vizituan mbi 20 mijë turiste ndërsa këtë vit pritshmëritë janë edhe më të larta.