Në një intervistë për “ComicBook.com”, Daniel Radcliffe foli për serialin e ri të “Harry Potter” që vjen në Max. I pyetur nëse do të rikthehet, aktori nuk është dukur shumë “i ngrohtë” për këtë mundësi.
“Unë e kuptoj se ata po përpiqen të fillojnë diçka të re dhe jam i sigurt se kushdo që e bën këtë do të dëshirojë të lërë gjurmën e tij. Ndoshta do të dojë të zbulojë se sa vjeç është Harry tani,” tha aktori, duke shtuar: “Epo, definitivisht jo. Unë nuk dua në asnjë mënyrë.”
Megjithatë, Daniel Radcliffe komentoi për aktorin e ri që do të marrë rolin: “I uroj, sigurisht, gjithë fatin në botë. Jam shumë i emocionuar për të kaluar stafetën, por nuk mendoj se duhet ta kaloj personalisht”./abcnews.al