Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pasditen e sotme në Selanik.
Një qytetar ka hedhur aksidentalisht në koshin e plehrave një qese me flori dhe sende me vlerë se bashku me mbeturinat e ditës.
Qytetari e kuptoi këtë disa minuta pasi pastruesit kishin zbrazur koshat në makinën e plehrave.
Punonjësit e pastrimit nuk ishin larguar ende nga zona, ndaj u njoftuan për ngjarjen dhe u kërkua të ndihmonin për gjetjen e çantës dhe kthimin e saj tek pronari. Menjëherë është mobilizuar shërbimi i pastrimit.
Menjëherë është vënë në dijeni Policia greke, e cila ka shkuar me shpejtësi në zonën e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Selanikut. Aty ishte dërguar kamioni i mbeturinave që ishte përdorur për mbledhjen e mbeturinave. Në prani të zyrtarëve të ELAS-it, punonjësit e pastrimit kanë zbrazur kamionin e plehrave, kanë gjetur çantën dhe ia kanë kthyer pronarit. /abcnews.al