Rusia nuk ka asnjë arsye për të rinovuar marrëveshjen e drithit në Detin e Zi, tha të martën Ministria e Jashtme ruse, më pak se dy javë para përfundimit të marrëveshjes që lejonte eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi, pavarësisht luftës në Ukrainë.
Ministria tha në një deklaratë se Rusia po bën gjithçka për të siguruar që të gjitha anijet e mbuluara nga marrëveshja të mund të largohen nga Deti i Zi përpara se të skadojë më 17 korrik.
/abcnews.al