Falë 26 golave e 5 asistimeve të “bomberit” nigerian, Victor Osimhen, “blutë” e Napoli arritën të siguronin rrugën e tyre drejt triumfit të kampionatit italian, Serie A, për herën e 3-të në historinë e klubit nga jugu i Italisë.
Ditët e fundit, Osimhen ka ndarë me mediat emocionet që ka përjetuar pas arritjes së “Scudetto”-s, teksa e konsideroi një nder tirumfin e një ndër titujve më prestigjioz në futbollin botëror.
“Kam fituar një nga titujt më prestigjioz në futbollin botëror. Dhe e fitova me një klub që vlerëson gjërat e vogla që bën për ta. Scudetto është një ngjarje e madhe për mua. Ashtu si gjithçka që pason, Champions League, Kupa dhe gjithçka tjetër.
Jam shumë krenar që fitova Scudetto-n, për mua kjo është një arritje e madhe. Çfarëdo nderi të më vijë pas kësaj, do ta përshëndes. Punoj shumë dhe tani jam i varur nga trofetë. Jam i varur dhe mezi pres të fillojë sezoni i ri.
Nuk kam parë kurrë një qytet më të çmendur nga futbolli se Napoli. Banorët e saj tregojnë dashuri për të gjithë lojtarët. Kudo që shkoj jam i respektuar. Fëmijët më duan, shumë njerëz më admirojnë, më idhullojnë duke mbajtur një kopje të saktë të maskës sime. Tregon punën e palodhur që kam bërë dhe çfarë dua të them për ta. Nuk ka vend më të mirë për mua se ky qytet.
Jam i lumtur që bëra zgjedhjen e duhur duke ardhur këtu. Dhe arritja e një madhështie të tillë me napolitanët është diçka për të cilën do të zgjohem gjithmonë me një buzëqeshje. Fëmijët e fëmijëve të mi do të vijnë në këtë botë dhe do të kuptojnë se unë kam bërë diçka të mrekullueshme”,- u shpreh “bomberi” i Napoli. /i.m /abcnews.al