Aktorja Lindsay Lohan e cila është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Bader Samas ka festuar ditëlindjen e saj të 37-të të dielën me një selfie që ka shpërndarë në Instagram.
E veshur me një bluzë të bardhë, ylli tregoi bukurinë e saj natyrale në foto, teksa i puthte kamerës duke e anuar kokën anash. “Faleminderit shumë për të gjitha urimet e mrekullueshme të ditëlindjes! Ndihem e bekuar!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.
Ajo ndau të njëjtën ‘selfie’ në Instagram Story, duke shkruar: “Faleminderit për të gjitha urimet e bukura të ditëlindjes.”
Vëllai më i vogël i Lindsay, Dakota Lohan, gjithashtu uroi motrën e tij në ditëlindjen e saj, me një foto të të dyve të veshur me të zeza, në shfaqjen e Javës së Modës në Paris 2018 të Yves Saint Laurent.
“Të dua pa fjalë. Gëzuar ditëlindjen dhe shihemi pas 2 javësh @lindsaylohan”, ka shkruar ai foton në Instagram Story./abcnews.al