Katër persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një ndërtesë në qendër të Tokios.
Mediat kanë publikuar video të shpërndara në rrjetet sociale ku shihen flakët që vinin nga xhamat e thyer të ndërtesës së katit të dytë në lagjen Shinbashi të kryeqytetit japonez, ndërsa dëshmitarët raportuan se kishin nuhatur gaz në zonë përpara se të dëgjohej shpërthimi.
Megjithatë, shkalla e dëmit ishte e kufizuar dhe zjarri nuk u përhap.