Këngëtarja e njohur, Malda Susuri është rikthyer në tregun muzikor pas 10 vitesh. Ajo ka vendosur të vijë ‘ndryshe’, siç e ka dhe vetë titullin projekti. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Malda tregoi pse zgjodhi pikërisht këtë mënyrë, duke u ndalur veçanërisht te mesazhi i këngës.
Susuri i bëri thirrje të gjithë prindërve, të përkrahin fëmijët dhe kur bullizohen nga të tjerët, pasi kjo do të ndikojë përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.
“Duhet t’i pranojmë njerëzit në mënyrën që ata janë, pastaj bën apel për njerëzit që janë ndryshe dhe i mbështet ata, pasi janë shumë të veçantë dhe shumë të bukur. Tjetër, përmes këngës ‘Ndryshe’, jemi munduar të bëjmë dhe një apel te prindërit që t’i përkrahin sa më shumë fëmijët e tyre se e dim që gjithçka fillon nga fëmijëria. Nëse i mbështesni ata, nuk ia mbyllni shpresat, i lini të lirë, besoni që edhe ata kanë me jetu një jetë shumë të lumtur, por gjithashtu dhe ju kur shikoni fëmijën tuaj të lumtur keni me u gëzu, se gjithçka është reflektim. Unë projektin ia kam dedikuar prindërve të mi, të cilët më kanë ofruar dashuri pa kushte. Nuk kam pasur asnjë pengesë, më kanë përkrahur në çdo aspekt, në çdo gjë që kam bërë unë, i kam pasur mbrapa. Edhe e di se çfarë do të thotë të të përkrahë një prind dhe kjo ka qene diçka që unë kam dashur ta trasmetoj.
Unë kam pasur përkrahjen e familjes kur më kanë bullizuar dhe kjo më ka bërë që ndihem mirë. Kështu që bëj apel që vazhdoni të bëni gjithçka që ju bën të ndiheni mirë, mos dëgjoni askënd që duan t’ju imponojnë të bëni stilin apo diçka tjetër”, tha Malta./abcnews.al