Gjashtë adoleshentë dhe një i rritur u arrestuan pasi vandalizuan dyqanet në Lozanë gjatë trazirave të frymëzuara nga ato në Francë, tha policia zvicerane të dielën.
Të arrestuarit shkatërruan dritaret e dyqaneve duke hedhur gurë.
“Duke bërë jehonë të protestave dhe trazirave të ndezura në Francë, mbi njëqind të rinj u mblodhën në qendër të Lozanës, duke vandalizuar dhe plaçkitur dyqanet”, tha policia e Lozanës në një deklaratë.
Demonstrata pasoi “thirrjet në faqet e rrjeteve sociale”, sipas të njëjtit burim.
/abcnews.al