Një konflikt i nisur në shkollë për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e një 16 vjeçari mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Policia njofton se ngjarja ndodhi në orën 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, të këtij qyteti, ku për pasojë mbeti i plagosur 16 vjeçari me iniciale K. S. banues në lagjen Partizani, , i cili ndodhet në Spitalin e Shkodrës.
Policia ka mundur të ëvrë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, 17 vjeçarin me iniciale B. Gj., si dhe ndiqet në gjendje të lirë 19 vjeçari me iniciale A. R.
Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al