Lufta në Ukrainë/ Sulm me dronë në Kiev, i pari në 12 ditë

schedule10:23 - 2 Korrik, 2023

schedule 10:23 - 2 Korrik, 2023

Rusia ka sulmuar me dronë Kievin, për herë të parë në dymbëdhjetë ditë, sipas një oficeri të ushtrisë ukrainase, duke shtuar se të gjitha u rrëzuan nga sistemet kundërajrore.

“Një tjetër sulm nga armiku në Kiev,” tha koloneli Serhiy Popko, kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, në një postim në rrjetet sociale.

“Për momentin, nuk ka informacione për viktima apo dëme,” vuri në dukje ai.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Kiev dhe zona të tjera të Ukrainës lindore dhe qendrore.

/abcnews.al