Tragjike në Formula 3/ Aksidentohet për vdekje në pistë piloti 18-vjeçar

schedule14:03 - 1 Korrik, 2023

schedule 14:03 - 1 Korrik, 2023

Tragjedi në botën e garave me makina. Shoferi i ri holandez Dilano Van’t Hoff, 18 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit europian rajonal Formula 3.

Van’t Hoff u përplas me një makinë tjetër nën shiun që po binte në pistën belge duke u ndalur në të dhe më pas u godit drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine.

Ai u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Dinamika e aksidentit solli në kujtim atë të vitit 2019 mes Juan Manuel Correa dhe Antohonie Hubert, që i kushtoi jetën talentit të ri francez të Formula 2./ h.ll/abcnews.al