Një ndeshje në kafaz mes miliarderëve të teknologjisë ka entuziasmuar miliona fansa në mbarë botën që presin me padurim përballjen mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.
Teksa nuk ka detaje sa I përket kohës kur pritet që kjo ngjarje të ndodh media të ndryshme kanë shkruar këtë të premte mbi vendin se ku ajo mund të mbahet.
U aludua se do të ishe pikërisht Koloseu, monumenti I rëndësishëm historik I Romës dhe sipas sipas asaj çfare kishin shkruar mediat nderkombetare e gjithë ideja ka qenë e autoriteteve Italiane.
Sipas medias amerikane TMZ, ka qenë Ministria e Kulturës në Itali që I ka propozuar këtë ide themeluesit të kompanisë Meta Marc Zuckerberg.
Sigursht Elon Musk nuk mund të qëndronte pa I hedhur benzinë zjarrit dhe shkroi në profilin e tij në Twitter se ka mundësi të ndeshja të mbahet tek Koloseu.
Megjithatë të gjitha këto pretendime u hodhën poshtë nga Zyra e Shtypit në Ministrinë Italiane e cila deklaroi se nuk ka ftuar dy miliarderët e teknologjisë që të ndeshen në amfiteatrin 2 mijë vjeçar.