Gjici u shantazhua me videon? SPAK po heton, merr në pyetje dhe Almën

schedule15:53 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:53 - 30 Qershor, 2023

Prokuroria e Posaçme po kryen veprime hetimore nëse ka persona te tjete qe kane bashkepunuar me alma kaçin per te realizuar videon me qellim shantazhimin e ish- kryebashkiuat të Kukësit Safet Gjici. Ky i fundit ka ankimuar masën e arrestit në burg në gjykatën e Apelit me argumentin se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Pas arrestimit të Safet Gjici në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen mardhënie seksuale me një vajzë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona të tjerë që kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish-kryebashkiakut. Hetuesit pritet të marrin sërish në pyetje 40-vjeçaren edhe pse ajo ditën që iu komunikua masa e arrestit në burg pretendoi se nuk ka bashkëpunuar me asnjë person dhe vidion e rregjistroi pasi Gjici e kishte ngacmuar seksualisht dhe për këtë vendosi të dokumentonte gjithçka.

Në dëshminë përballë gjykatës së posaçme, ajo pretendoi se kishte një projekt për sterilizimin e qenëve të rrugve pasi në banesë mban 20 të tillë dhe tha se nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të realizuar videon. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në gjykatën e apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit. Ende nuk është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!