Tymi i mbetjeve ndot Vlorën, zjarri është i qëllimshëm. Shoqërohen disa persona

schedule14:28 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:28 - 30 Qershor, 2023

Vatrat e zjarrit ishin aktive edhe të premten në fushën e mbetjeve në Vlorë. EfektPuna për të penguar përhapjen e flakëve vijoi përgjatë gjithë natës ndërsa të premten në mëngjes zjarrfikëset ua lanë vendin fadromave që hodhën dhe mbi zonat ku ende kishte zjarr.

Në ndihme të tyre shkuan dhe mjetet e ushtrisë Tymi dhe era e rëndë mbuluan gjithë zonën.

Banorët ngrejnë shqetësim ndotjen e shkaktuar nga djegia e mbeturinave. Zjarri qe përfshiu fushen e mbetjeve te enjten pasdite dyshohet i qëllimshëm.

Policia po punon ende për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësive të autorëve.

Kjo është e treta herë që digjen mbetjet në Vlorë ndërsa landfilli i Sherishtës që ka kushtuar afro 20 milionë euro dhe ku duhej të depozitoheshin mbeturinat ende nuk ka nisur të funksionojë./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!