Gjermania shpreh shqetësimin për trazirat e dhunshme në Francë

schedule14:12 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:12 - 30 Qershor, 2023

Gjermania po monitoron e shqetësuar se çfarë po ndodh në Francë, tha sot përfaqësuesi i qeverisë gjermane, Steffen Hempstreit, për shkak të trazirave që kanë shpërthyer në Paris dhe qytete të tjera pas vrasjes së 17-vjeçari nga policia.

Kur u pyet gjatë një konference të rregullt për shtyp në Berlin, Hempstreit tha se aktualisht nuk kishte informacion nëse vizita zyrtare e presidentit francez Emmanuel Macron në Gjermani, e planifikuar për të dielën mbrëma deri të martën, do të anulohej.

Zëdhënësi i qeverisë theksoi se qeveria franceze “dënoi qartë” vdekjen e 17-vjeçarit nga një oficer policie gjatë një kontrolli. Ai gjithashtu vuri në dukje se Macron dhe qeveria e tij po përpiqen të kapërcejnë krizën.

Presidenti francez u kthye sot në Paris para përfundimit të samitit europian në Bruksel, ndërsa pritet të mbajë një takim me ministrat për të trajtuar krizën.

/abcnews.al