Presidenti Emmanuel Macron është larguar më herët nga samiti europian në Bruksel për t’u kthyer në Francë pas tre netësh trazirash.
Macron anuloi konferencën e tij të fundit për shtyp në kryeqytetin belg përpara se të kthehej në vend, ku do të zhvillojë një takim me ministrat sot.
Lexo edhe: Vrau 17-vjeçarin në Francë, efektivi i policisë i kërkon falje familjes së viktimës
Oficeri i policisë që ekzekutoi me armë zjarri një 17-vjeçar në Paris, i ka kërkuar falje familjes së viktimës Avokati i tij Laurent-Franck Lienard tha për mediat franceze se “I kërkoi falje familjes së viktimës. Ai nuk donte të vriste njeri. Është shkatërruar komplet”.
17-vjeçari, Nahel u ekzekutua ditën e martë nga oficerët e policisë, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Menjëherë pas publikimit të pamjeve nga ekzekutimi, në Francë kanë shpërthyer protestat e dhunshme.
/abcnews.al