Goditi me grusht Sali Berishën/ Shtyhet seanca për Gerti Shehun, ja shkaku

schedule11:00 - 30 Qershor, 2023

schedule 11:00 - 30 Qershor, 2023

Shtyhet për në 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun i cili goditi me grusht ish kryeministrin Sali Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar, ditën ku në Tirane mbahej Samiti i BE.

Shkak për shtyerjen u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale apo të dëmtuarit, Sali Berisha.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës.

Gjykata i ka kërkuar sërish shkresë Berishës, për t’u paraqitur, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!