Donyell Malen, sulmuesi i talentuar i PSV-së, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Futbollisti holandez shënoi 5 gola në kampionat fundjavën e shkuar, në fitoren 5-0 të PSV-së përballë Vitesse.
Numri 9 i PSV-së shënoi sërish sot, në takimin përballë Sporting Lisbonës, i vlefshëm për Europa League. 20-vjeçarit i mjaftuan vetëm 19 minuta për të shënuar në këtë sfidë, duke kaluar në avantazh PSV-në. Një emër që me shumë gjasa do të pushtojë botën e futbollit në vitet e ardhshme.
Europa League
PSV – Sporting 2-1
Malen 19’, Coates (ag) 25’ / B. Fernandes 38’