Europa League kërkon “përforcime”, francezët e Rennes gati 2 transferime të reja

schedule23:30 - 29 Qershor, 2023

schedule 23:30 - 29 Qershor, 2023

Pas një sezoni të suksesshëm ku arritën në mënyrë surprizuese kualifikimin për fazën e grupeve të UEFA Europa League, në javën e fundit të kampionatit, skuadra e Rennes ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, francezët janë gati të investojnë për afrimin e Enzo Le Fee, lojtar i Lorient, i cili aktualisht është i grumbulluar me Francën U-21 për Kampionatin Evropian dhe pritet t’i kushtojë Rennes rreth 25 milionë euro.

Lojtari i dytë në listë është “fantazisti” i Nantes, Ludovic Blas, me të cilin po ashtu po negociohet për transferimin, por ende nuk ka një përditësim nga klubet mbi mbarëvajtjen e negociatave. /i.m /abcnews.al