Gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga disa gurë që ranë nga një shpat mali në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing.
Shkëmbinjtë e shkëputur goditën pjesën e pasme të autobusit, i cili po transportonte gjithsej 19 persona. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dherash dhe gurësh në zonë.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e aksidentit dhe nxorën gjashtë trupa nga rrënojat dhe nxorën nëntë të plagosur. Shoferi dhe tre pasagjerët e sediljes së përparme nuk u lënduan.
Shërbimi i motit parashikon më shumë stuhi në zonë dhe autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve në vendin malor që të kenë kujdes të shtuar./abcnews.al