Egnatia “humb” kapitenin, “fantazisti” brazilian drejt Shkëndijës së Tetovës

schedule21:36 - 29 Qershor, 2023

schedule 21:36 - 29 Qershor, 2023

Pas 3 sezonesh te Egnatia, të cilat i kulmoi me fitoren e Kupës së Shqipërisë këtë sezon, kapiteni brazilian i “rrogozhinasve”, Jackson mund ta shohë veten larg, “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm.

Fituesit e Kupës së Shqipërisë, të cilët për herë të parë në historinë e tyre do të marrin pjesë në fazën kualifikuese të një kompeticioni evropian, siç është UEFA Conference League janë në negociata tashmë tepër të avancuar me Shkëndijën e Tetovës për shitjen e 24-vjeçarit.

Sipas mediave, marrëveshja është shumë afër finalizimit, me Egnatian që do të përfitojë shumën prej 100 mijë eurosh për këtë transferim, detajet e të cilët tashmë janë prag fundit, me lojtarin që është duke diskutuar kushtet e kontratës së tij të re.

Ndërkaq, kujtojmë se Jackson erdhi tek Egnatia, si një lojtar i lirë nga brazilianët e Murici, në tetorin e vitit 2020, ku “rrogozhinasit” ishin ende pjesë e Kategorisë së Parë. Tashmë prej 2 vitesh në Superiore, Jackson ka arritur të shënojë 10 gola e të dhurojë 7 asistime në 63 përballje. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!