Kryeministri finlandez: Rebelimi i Wagner ka dobësuar Putinin

schedule14:33 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:33 - 29 Qershor, 2023

Kryeministri finlandez Petteri Orpo ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është “dobësuar” pas rebelimit 24-orësh nga grupi ushtarak privat Wagner.

Kryengritja jetëshkurtër fundjavën e kaluar u udhëhoq nga ish-aleati i Putinit dhe pronari i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Duke mbërritur në një samit të liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel të enjten, kryeministri Orpo tha, se ishte një surprizë ajo që ndodhi një javë më parë, duke shtuar se  duhet të vëzhguar me shumë kujdes se çfarë po ndodh në Rusi, në Moskë dhe në Bjellorusi me Wagner.

“Ne duhet të shikojmë me shumë kujdes se çfarë po ndodh në Ukrainë, në kufirin me Ukrainën dhe në luftë”, shtoi ai.

Orpo premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën për aq kohë sa do të ishte e nevojshme dhe bëri thirrje për vendosjen e më shumë sanksioneve.

“Ne duhet t’i dërgojmë një sinjal të qartë popullit ukrainas se ne jemi pranë saj. Në të njëjtën kohë, ky është një sinjal i qartë edhe për Putin, se ai nuk do ta fitojë këtë luftë”, përfundoi Orpo.

/abcnews.al