Një tjetër jo për Al Hilal dhe një tjetër mesazh i qartë për Chelsea. Romelu Lukaku dëshiron të vazhdojë të luajë në Europë dhe ai absolutisht dëshiron ta bëjë këtë me fanellën e Interit.
Refuzimi i fundit, raporton “Sky Sports UK”, erdhi pasi Romelu u përgjigj negativisiht për propozimin faraonik për një shumë prej pothuajse 60 milionë euro në sezon.
Lukaku është i bindur se ka ende kapacitet për të fituar e për të luajtur në Europë dhe po punon së bashku me drejtuesit e Interit për të kompletuar transferimin nga Chelsea. Gjithçka mund të mbyllet së shpejti për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro, dhe Interi është tepër i kënaqur me këtë formulë./h.ll/abcnews.al