Klubi anglez i Newcastle nuk dëshiron të ndalet me nënshkrimin e Sandro Tonalit, në funksion që sezonin e ri të jetë kompetitiv në Europë.
“Qymyrxhinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi solid që të vazhdojë të ëndërrojë dhe të konkurrojë në nivele të larta në Angli dhe Europë.
Objektivi sipas raportimeve të “The Mirror” është Gonçalo Ramos, sulmuesi i Benfica që ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro. Klubi portugez i Benfica do të ishte i gatshëm ta linte të largohej për 80 milionë euro, por bardhezinjtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 50 milionë./h.ll/abcnews.al