Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekaj

schedule12:22 - 29 Qershor, 2023

schedule 12:22 - 29 Qershor, 2023

25 vite burg ka kërkuar Prokuroria për Arbër Paplekajn i arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2021 në Elbasan, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku i akuzuar kryesor është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj.

Ky i fundit ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga demokratët në zgjedhjet e prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës.

Po ashtu prokurorët kanë kërkuar masa ndëshkuese edhe për 2 ish-nën drejtorët e policisë ne Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla, për të cilët është kërkuar nga 8 muaj shërbim prove.

Gjithashtu edhe për 6 efektivët e grupit Shqiponja që u ndaluan për mos ndërhyrje në kohë, prokuroria ka kërkuar 8 muaj shërbim prove.