Werder në delir, vjen lajmi i mirë për Rashicën

schedule17:21 - 19 Shtator, 2019

schedule 17:21 - 19 Shtator, 2019

Milot Rashica mungon prej disa javësh për shkak dëmtimi, me yllin e Kosovës që i humbi sfidat ndaj Çekisë dhe Anglisë, si dhe sfidat hapëse të Bundesligës, duke u aktivizuar vetëm 65 minuta. Por sot, ka ardhur lajmi i mirë për Werder Bremen dhe Kosovës, pasi sulmuesi është rikthyer në fushat e blerta.

Rikthimi i Rashicës është pritur me shumë optimizëm nga tifozët e skuadrës gjermanë, të cilët shpresojnë ta shohin titullar në takimin kundër Leipzig. Rashica ishte një nga lojtarët më të mirë në Bundesligë sezonin e shkuar, duke qenë dhe lideri i Werderit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit gjerman, që konfirmoi rikthimin e 23-vjeçarit në fushat e blerta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!