Presidenti francez Emmanuel Macron, dha miratimin e tij për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë në rajonin e Marsejës.
Macron sqaroi se një skenar i tillë do të ndodhte pas vitit 2035. Megjithatë, ai kërkoi që propozimi i tij të shqyrtohej “pa tabu” dhe në funksion të nevojave shtesë për energji të portit të Marsejës.
Mirëpo propozimi i presidentit francez u refuzua nga kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, duke vënë në dukje mungesën e hapësirës dhe faktin që Marseja ndodhet në një zonë të rrezikuar nga tërmeti.
“Nëse ka një vend në Francë ku nuk mund të ndërtojmë një central bërthamor, është Marseja”, tha Payan, i cili është zgjedhur kryetar bashkie me mbështetjen e partive të majta dhe ambientalistëve.