Prej disa javësh tashmë në mediat gjermane po qarkullon lajmi se anësori i mbrojtjes së “bavarezëve” të Bayern Munich, Benjamin Pavard dëshiron të largohet nga Bundesliga, për të nisur një “aventurë” të re diku tjetër.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike dhe ato gjermane, të interesuar për anësorin francez janë “djajtë e kuq” të Manchester United, me teknikun Erik ten Hag, që e konsideron Pavard një përforcim të nevojshëm për skuadrën e tij.
Lojtari francez, i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë dhe për të shmangur një largim me parametra zero sezonin e ardhshëm, drejtuesit e Bayern kërkojnë 35 milionë euro për ta lënë Pavard “të lire”. /i.m /abcnews.al