Në Francë ka nisur një hetim për të shtënat me armë zjarri ndaj një adoleshenti nga efektivët e policisë, incidenti është filmuar edhe në video.
Të martën herët në mëngjes në Nanterre, Paris, oficerët e policisë i kërkuan një djali 17-vjeçar të ndalonte për shkeljen e rregullave të trafikut, të paktën sipas autoriteteve.
I riu nuk pranoi dhe u përpoq të largohej. Më pas policët e qëlluan dhe e plagosën rëndë.
Il suffisait de s’arrêter non ? #Nanterre pic.twitter.com/5BV4a5TvAY
— Guillaume.ppi (@ppi_guillaume) June 27, 2023
Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtonin, por i riu ndërroi jetë.
Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se dy efektivët ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit nga dritarja dhe më pas e qëllon ndërsa ai po largohej.
Le policier a-t-il pensé à ces parents ?
Y’avais que la solution de lui tirer a
bout pourtant ?Un refus d’obtempérer mérite-il une balle en plein cœur ?
Vous avez restauré la peine de mort en France ? #Nanterre pic.twitter.com/2sShnCHw31
— ????? ꨄ( كريم) (@KarimAzzouz29) June 27, 2023
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për vrasje të mundshme me dashje nga një person me pozitë të autoritetit publik.
Ndërkohë një tjetër hetim është duke u zhvilluar nga policia rajonale lidhur me mosndalimin e drejtuesit të mjetit dhe tentativën e vrasjes së një personi me detyrë autoriteti publik.