8-vjeçari rrihet për vdekje nga instruktori i arteve marciale

schedule15:31 - 27 Qershor, 2023

schedule 15:31 - 27 Qershor, 2023

Një djalë tetëvjeçar nga Kina dyshohet se është dhunuar për vdekje nga instruktori i tij i arteve marciale një ditë pasi u regjistrua. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu bashkua Klubit Sportiv të Arteve Marciale Chongde Juying në Qingdao, Shandong, më 17 qershor.

Por më 18 qershor, prindërve të tij, të cilët kishin paguar rreth 837 paund për një vit për të mësuar arte marciale për vetëmbrojtje, iu dërgua një video e tij gjatë stërvitjes në të cilën ai dukej i zbehtë.

Nëna e tij vuri re se ai kishte mavijosje, të cilat ishin më të përqendruara tek këmbët e tij.

Djali u dërgua në një spitalin në Chenyang, ku u deklarua i vdekur pas mbërritjes. Të dhënat mjekësore tregojnë se zemra e tij kishte pushuar së rrahuri 20 minuta para se të arrinte në spital.

Tre persona të lidhur me klubin janë arrestuar, duke përfshirë personat përgjegjës dhe një trajner, sipas degës Chenyang të Byrosë së Sigurisë Publike të Qingdaos.

/abcnews.al