Orban: E papranueshme t’i jepen 50 miliardë Kievit nga fondet e BE-së

schedule15:30 - 27 Qershor, 2023

schedule 15:30 - 27 Qershor, 2023

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar edhe njëherë rishikimin e buxhetit të propozuar nga Komisioni Evropian gjatë punës përgatitore përpara Këshillit Evropian të planifikuar për të enjten dhe të premten. Ai e cilëson propozimin si të papërshtatshëm.

“Nuk është e pranueshme”, shkruan Orban në një postim në Twitter, që Brukseli dëshiron të japë 50 miliardë euro ndihmë shtesë për Ukrainën ndërsa ne nuk dimë asgjë për përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian të dërguara që nga fillimi i luftës.

“Nuk është e pranueshme që Brukseli dëshiron t’i japë 50 miliardë euro ndihmë shtesë Ukrainës, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për përdorimin e fondeve të BE-së të dërguara që nga fillimi i luftës. Brukseli kërkon burime të reja nga shtetet anëtare për të mbuluar deficitin në buxhetin e BE-së për shkak të rritjes së normave të interesit, ndërkohë që vazhdon të mbajë fondet nga Hungaria dhe Polonia nga huamarrja e përbashkët. Kjo është e papranueshme. Në vend që të ndalojë migrimin e paligjshëm, Brukseli dëshiron të shpenzojë miliarda më shumë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Krahas gjithë kësaj, Komisioni do të merrte miliarda euro shtesë nga shtetet anëtare për të rritur pagat e burokratëve të Brukselit.“, shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!