TIRANË- Ditën e sotme u mësua se SPAK ka lëshuar 20 urdhër-arreste, për persona pjesë të një grupi strukturuar kriminal në trafikun e drogës, nga të cilët deri më tani janë ekzekutuar vetëm 14.
Prokurori Vladimir Mara tregoi metodën, që ky grup përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Ai tha se lënda narkotike fshihej nëpër kamionë, të cilët shpërndanin mallra të ligjshme dhe fshehja e saj bëhej në vende enkas që nuk kapeshin as nga skanerat.
“Trafikimi bëhej me kamionë, të cilët transportonin mallrat ë ligjshëm. Lënda narkotike futej në vende të bëra enkas. Ishin vështirë të kapeshin edhe nga skanerat”, tha ai.
Prokurori tha se në këtë grup bënte pjesë edhe një punonjës i Policisë kufitare në Shkodër. Gjatë konferencës për mediat, prokurori zbuloi edhe rolin që luante ai dhe nga kush u korruptua.
“Punonjësi i policisë, gjatë një operacioni, punonte në drejtorinë kufitare të Shkodrës, është korruptuar nga njëri nga trafikantët”, tha ai./n.m. abcnews.al