Tensionet në veri/ Borrell-Ramës: Faleminderit për angazhimin tuaj për gjetjen e një zgjidhjeje

schedule13:32 - 27 Qershor, 2023

schedule 13:32 - 27 Qershor, 2023

BRUKSEL- Në konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell falënderoi Ramën për angazhimin e tij për të gjetur një rrugë, e cila garanton paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se BE-ja përgëzon rrugëtimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për t’u bërë pjesë unionit evropian.

Gjatë fjalës së tij, Borrell apeloi sërish tek Kosova dhe Serbia dhe u kërkoi atyre të ulin tensionet dhe të miratojnë udhërrëfyesin, që sipas tij do të çonte në uljen e përshkallëzimeve.

“Jam i lumtur të shikoj që Shqipëria ka bërë progres në ecurinë e saj drejt BE dhe janë të vendosur të vijojnë më tej për negociatat. Jam shumë i lumtur të shoh se Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë me vlerat tona. Shqipëria do ketë mbështetjen e BE në këtë aspekt. Ne kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë, dhe të faleminderit ty kryeministër për angazhimin për të gjetur një zgjidhje. Palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që iu është vendosur në tavolinë.”, tha Borrell./abcnews.al