Femrat në stadiume, Infantino thirrje Iranit: Ndryshoni!

schedule12:56 - 19 Shtator, 2019

schedule 12:56 - 19 Shtator, 2019

Në Iran femrat nuk lejohen në stadium dhe kjo shihet si diçka e papranueshme nga FIFA. Presidenti Gianni Infantino ka folur rreth kësaj çështjeje dhe ka qenë i qartë. “Ndalimi i grave për të ndjekur ndeshjet e futbollit në Iran është i papranueshëm dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, shprehet Infantino.

Në deklaratën e tij, ai thekson se gratë duhet të lejohen të ndjekin ndeshje në stadium. Amnesty and Human Rights Watch i kanë bërë thirrje FIFA-s që t’i japë fund kësaj situate, të krijuar që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Sahar Khodayari së fundmi vrau veten për shkak se iu ndalua të ndiqte ndeshjet e Esteghal në Teheran. Në këto kushte edhe Infantino ka mbajtur një qëndrim. “Shpresoj që Federata Iraniane e Futbollit dhe autoritetet e vendit të marrin parasysh thirrjet tona të përsëritura për të zgjidhur këtë situatë të papranueshme.

I kam kontaktuar disa herë në të shkuarën dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe administrata e FIFA-s. Kemi një delegacion në Iran për momentin dhe mezi pret të dëgjoj një lajm të mirë prej tyre.

Ne e kuptojmë që ka hapa dhe procese që duhen bërë para se diçka e tillë të bëhet në mënyrën e duhur dhe të sigurt. Gjithsesi tani është momenti për t’i ndryshuar gjërat dhe FIFA pret zhvillime pozitive, duke nisur nga ndeshja e radhës në tetor e Iranit”, ka deklaruar Infantino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!