Fituan zgjedhjet, betohet qeveria e re e Kyriakos Mitsotakis

schedule11:09 - 27 Qershor, 2023

schedule 11:09 - 27 Qershor, 2023

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka formuar kabinetin e ri që do të qeverise vendin për katër vitet e ardhshme.

Gjithsej janë 20 ministra teksa ka element të fortë rotacionin, çka do të thotë që zyrtarë qeveritarë nga katër vitet e mëparshme kanë ndryshuar ministri.

Ajo që bie në sy është lëvizja e Nikos Dendias, i cili mbante postin e ministrit të Jashtëm. Ai në kabinetin e ri do të jetë ministër i Mbrojtjes Kombëtare. Nikos Dendias ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në politikën e jashtme gjatë mandatit të kaluar, e sidomos në raportet me Turqinë, që kanë qenë vazhdimisht të tensionuara.

Po ashtu ai ka pasur kontakte të vazhdueshme edhe me Tiranën. Ai ka pasur një rol kyç në delegacionin grek për negociatat për ndarjen e detit në jon. Çështje kjo që është dakordësuar që të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare.

Por kush do e zëvendësoje Dendias?

Jorgos Gerapetritis, do të jetë kryediplomati i ri grek. Ky i fundit ka qenë për katër vite, ministër i shtetit, teksa ka pasur marrëdhenie shumë të ngushta me Mitsotakis.

Më 1 mars 2023 dhe pas dorëheqjes së Kostas Karamanlis për aksidentin e trenit në Tempi, mori administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me vendim të Mitsotakis .

Ai është autor i 7 librave shkencorë dhe i rreth 100 kontributeve në revista shkencore në greqisht, anglisht dhe frëngjisht, si dhe bashkëredaktor i 2 vëllimeve kolektive.

55 vjeçari Mitsotakis, një ish-bankier dhe pinjoll i një familjeje të fuqishme politike, mori të hënën mandatin nga presidentja e vendit, Katerina Sakelaropoulou. Ai ka premtuar të rrisë të ardhurat nga turizmi , të krijojë më shumë vende pune dhe të rrisë pagat.

Referuar analistëve, fitorja e tij bindëse erdhi pas menaxhimit të mirë të ekonomisë së vendit. Rritja graduale e pagës minimale nga 780 në 950 euro dhe rritja e pensioneve nga 3-4% pa dyshim kanë qenë nder pikat që e kanë ndihmuar atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!