Perëndimi i kërkoi Ukrainës të mos sulmojë Rusinë gjatë kryengritjes së Wagner

schedule09:57 - 27 Qershor, 2023

schedule 09:57 - 27 Qershor, 2023

Aleatët perëndimorë të Ukrainës i kanë kërkuar Kievit që të shmangë sulmet kundër Rusisë mes frikës së një krize për shkak të kryengritjes së Yevgeny Prigozhin të shtunën e kaluar, thuhet në një raport të CNN.

Përpara se shefi i Wagner të largohej të shtunën, zyrtarët ukrainas u kontaktuan nga aleatët në nivele të ndryshme, duke i paralajmëruar ata që të mos përfitonin nga kaosi dhe të godisnin nga brenda Rusinë, sipas një zyrtari perëndimor.

Mesazhi ishte “mos krijoni telashe”, tha zyrtari, duke shtuar se mesazhi u është përcjellë ministrave të jashtëm, parlamentarëve përmes ambasadorëve.

“Është një çështje e brendshme ruse,” tha zyrtari, duke i bërë jehonë asaj që SHBA dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë kanë thënë publikisht.

“Ukrainasit u paralajmëruan nga aleatët që të mos provokojnë situatën. Krijoni hapësira në territorin ukrainas, por mos u tërhiqni në çështjet e brendshme dhe mos goditni në mënyrë agresive me mjete ushtarake brenda Rusisë”, tha zyrtari.

Në luftë me Rusinë, Ukraina besohet se po kryen një numër në rritje të sulmeve të fshehta ndërkufitare dhe sabotimeve, duke përfshirë një sulm me dron në Kremlin. Forcat ukrainase bombarduan rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit midis vendeve.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!