Presidenti rus, Vladimir Putin është duke mbajtur një takim me krerët e agjencive të sigurisë.
Kështu u zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mbrëmjen e së hënës, sipas medias shtetërore RIA Novosti, shkruan CNN.
“Prokurori i Përgjithshëm Krasnov, Ministri i Brendshëm Kolokoltsev, Ministri i Mbrojtjes Shoigu, drejtori i FSB-së Bortnikov, kreu i Gardës Kombëtare Zolotov, drejtori i FSO Kochnev, kreu i Komitetit Hetues Bastrykin dhe kreu i administratës së Kremlinit Vaino marrin pjesë”, thuhej në njoftim.
Pak më herët, Putin iu drejtua kombit rus me një fjalim. Putin deklaroi se “shumica dërrmuese” e luftëtarëve të Wagnerit janë patriotë të Rusisë.
Putin u shpreh se luftëtarët mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, por ai shtoi se nëse ata nuk duan, ai do të mbajë premtimin dhe do t’i lejojë që të shkojnë në Bjellorusi.
“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale”, shtoi Putin.
Shefi i Kremlinit falanderoi komandantët dhe ushtarët e Wagnerit që shmangën gjakderdhjen./abcnews.al