“Kërkesat e BE janë në favor të Kosovës”, Nazarko: Shmangin krijimin e asociacionit përpara zgjedhjeve

schedule17:43 - 26 Qershor, 2023

schedule 17:43 - 26 Qershor, 2023

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për “News Line”, tha se peshën kryesore për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe e ka luajtur BE. Sipas tij, kërkesat që ka paraqitur BE për normalizimin e situatës me Serbinë, shkojnë në favor të Kosovës dhe ka të bëjë me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, i gjithë qëllimi është që të shmanget kërkesa e Serbisë për krijimin e asociacionit përpara zgjedhjeve. Mes të tjerash, analisti shtoi se gjatë këtyre ditëve që policët janë mbajtur në burg, Serbia është përpjekur të krijojë një lloj balance midis tyre dhe serbëve të arrestuar gjatë tensioneve në veri të Kosovës.

“Mendoj që peshën kryesore e ka luajtur BE. Por duhet pranuar se nëpërmjet këtij gjesti autoritetet perëndimore kanë dashur t’i japin Kurtit një argument më shumë që të depërshkallëzojë situatën. Kërkesat e BE, nëse i shikojmë me vëmendje janë në favor të Kosovës, sepse ato shmangin një kusht paraprak, që formulohet nga autoritetet serbe që është krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara zgjedhjeve. Loja që bëhet në këtë dialog në distancë midis Kosovës dhe Serbisë është a do të themelohet as përpara zgjedhjeve apo jo.”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!