Vijojnë ende bisedimet në Izrael për atë që konsiderohet si një mision i pamundur në përpjekje të krijimit të një qeverie të re. mediat në vend përjashtuan idenë e zgjedhjeve të reja, që do të ishin të tretat Brenda vitit, duke e konsideruar këtë rezultat si një hakmarrje arabe ndaj kryeministrit në largim Netaniau. Po cilët janë skenarët.
Nëse në fund Netaniau do të jetë jashtë skene, i mënjanuar nga aleanca mes Beni Gantz dhe Avigdor Lieberman, do të jetë për shkak të asaj që konsiderohet si hakmarrja arabe.
Një shqetësim jo i vogël për kryeministrin izraelit në largim Netaniau, i cili u vu re që në momentet e votimit, ishte pikërisht pjesëmarrja masive në votimet e arabo – izraelitëve. Rreth 60 për qind e tyre vendosën të votojnë duke shënuar 150 mijë vota më shumë. E dhëna tjetër është se kanë votuar 69.4 për qind e atyre që kishin të drejtë, një numër më i madh se në 9 prill. Arabët shkuan të votojnë dhe jo vetëm për listën e tyre të vetme. Edhe për partinë bardhë e blu të Gantz. Dhe është për këtë arsye që partia e gjeneralit ka një vend më shumë në parlament se Likun e Netaniaut.
Një avantazh i vogël, por i mjaftueshëm për të kërkuar mandatin për krijimin e një qeverie të re, nga presidenti Rivlin. Një katastrofë për Netaniaun, i cili një ditë më parë anuloi dhe pjesëmarrjen në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Por ai konfirmoi takimin me presidentin amerikan Donald Tramp. Pa postin e kreut të ekzekutivit, rreziku për të përfunduar në proces gjyqësor në tetor është shumë i lartë. Por në këtë pikë Mbreti Bibi ka pal letra në dorë. Parlamenti i vendit është i bllokuar. Qendra e djathtë pa Lieberman ka 56 deputetë në parlament, dhe një proces i tretë zgjedhor Brenda vitit është i pa konceptueshëm.
Zgjidhja më e lehtë është një koalicion i madh mes Bardhë e Blusë dhe Likud. Netanjahu gjithësesi do të kërkojë postin e kryeministrit, madje një ditë më parë ai deklaroi se ishte gati të ndërtonte një qeveri të fortë zioniste. Kjo nënkupton një ekzekutiv pa aleatët tradicionalë fetarë, pra me Gantz dhe ndoshta me Lieberman. Të dy rivalë por që kanë të njëjtin kusht, që Netaniua të mos jetë më kryeministër. Më i qartë në deklaratat e tij ishte lideri i Izrael Beitenuji cili propozoi një koalicion të madh prej tre partishë, me një program shumë laik, me punëtorët Shabbat dhe martesat civile. Gantz ishte më i kujdesshëm duke thënë se Netanjahu ka humbur dhe e vetmja rrugë është një ekzekutiv i unitetit kombëtar i drejtuar nga ai.
Por ka dhe një mundësi të tretë. Aty ku hakmarrja arabe do të konsumohej deri në fund: një qeveri minorance e qendrës së majtë. 43 vendeve në parlament të partisë Bardhë e Blu, laburistëve dhe unionit demokratik do t’i shtoheshin dhe 13 deputetët e listës së vetme arabe.
Gjatë fushatës elektorale Gantz nuk e kishte përjashtuar si mundësi, ndërsa Netaniu i frikësohej shumë kësaj ideje duke bërë thirrje për mbrojtjen e qendrës së djathtë. Madje ai shkoi dhe më tej duke i bërë apel votuesve që të zgjidhnin mes tij dhe një qeverie të rrezikshme e cila mbështetet tek arabët anti zionistë. /ABC News Albania 24/7