Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Europiane ‘Krakow 2023’

schedule15:58 - 26 Qershor, 2023

schedule 15:58 - 26 Qershor, 2023

Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Europiane Krakow 2023.

Boksierja nga Kosova u shfaq bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni në kategorinë -60 kg.

Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike.

Ndeshjen e saj nga afër e ndoqi edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi./ h.ll/abcnews.al