Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, tha se dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm në Nikopol.
“Pasdite rashistët goditën Nikopolin. Një ndërmarrje private u godit. Dy punonjës u vranë, një grua 51-vjeçare dhe një burrë 50-vjeçar. Një tjetër 49-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ka shkatërrim. Pasojat e sulmit janë duke u zbardhur,” tha guvernatori i rajonit në një mesazh në Telegram.
/abcnews.al