Kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë dhe një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh. Këto ishin disa nga detajet e kontratës me Barcelonën që Gundogan firmosi ditën e sotme.
Pas finales së Champions League, mesfushori gjerman ishte në ajër për të ardhmen e tij, por tashmë ai e ka zyrtarizuar atë.
“Jam krenar që jam një lojtar katalanas dhe përshëndes të gjithë fansat e mi të rinj. Kur vendosa të ndryshoja ambient, për mua ishte Barcelona ose asgjë tjetër.
Dikur blu, gjithmonë blu! Ato 7 vite te Manchester Cityt kanë qenë fantastike, dhe të mësoja nga Guardiola ishte një privilegj që nuk do ta harroj kurrë. City, tifozët e tij, do të mbeten gjithmonë në zemrën time”, është shprehur Gundogan pas zyrtarizimit me klubin spanjoll./h.ll/abcnews.al