Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka bërë thirrje për përforcime në krahun lindor të NATO-s, pas rebelimit të Prigozhin kundër Moskës.
Në veçanti, presidenti lituanez kërkoi të dielën që krahu lindor i NATO-s të forcohej urgjentisht, pas rebelimit të kreut të grupit mercenar Ëagner kundër Moskës, e cila u konsiderua si kërcënimi më serioz për monarkinë e Vladimir Putinit në Rusi në më shumë se dy dekada në pushtet.
Nauceda theksoi se marrëveshja që i dha fund krizës parashikon që Yevgeny Prigozhin, biznesmeni që themeloi Ëagner, do të vendoset në tokën bjelloruse. Sipas Nauceda, prania r Prigozhin në Bjellorusi dhe trazirat në Rusi e bëjnë situatën në rajon më të rrezikshme.
Ai shtoi se nuk po fliste vetëm për Lituaninë, por për NATO-n në tërësi.
/abcnews.al