Dëmtohet pista e atletikës/ Shtrimi për herë të dytë i tartanit në stadiumin “Loro Boriçi”, pa cilësi

schedule16:16 - 25 Qershor, 2023

schedule 16:16 - 25 Qershor, 2023

Ja pra, që këto probleme nuk po na ndahen.

Kur punës nuk i gjen njeriut ndodh edhe kështu, pra dëmtohet një investim me shpenzime aspak të vogla, e dëmtohet puna e dhjetëra atletëve, mes të cilëve e njërit prej më të mirëve në Shqipëri, Franko Burrajt.

Një histori e pabukur me pistat e atletikës në Shqipëri, nga e cila ka shpëtuar vetëm ajo e “Elbasan Arenës”, ndërsa trajneri i Burrajt, Bruno Rrotani, ngre alarmin e po ashtu flet për paraqitjen e atletëve të tij në Kampionatin Europian Ekipor në Poloni.

“Shohim që problemet kanë vazhduar përsëri. Ne kemi bërë ankesat tona, por duhet ta shohin ata që e kanë përgjegjësi dhe me ardh me e pa pjesët ku stadiumi është i dëmtuar”, tha ndër të tjerë ai.

Ja edhe Burraj, që fitoi një garë dhe theu një rekord në Europianin në Poloni.

“Unë në ditën e parë mora pjesë në Ligën 400 metra ku dola i pari, por isha afër rekordit. Ndërsa ditën e tretë, unë mora pjesë në garën 200 metra ku dola i pari”./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!