THUMANË- Dy vëllezër kanë dhunuar me sende të forta një person tjetër në zonën e Thumanës.
Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve është kapur në flagrancë, kurse tjetri është shpallur në kërkim.
Personi, i cili u qëllua me çekic, është transportuar në spital dhe po mbahet nën kujdes të mjekëve./ abcnews.al