Është dezinformuar publiku shqiptar lidhur me hyrjen e mundshme të “Diaverium” në tregun shqiptar. Është ky reagimi zyrtar i grupit “Diaverum” për lajmet e fundit mbi se janë një kompani fantazmë që po blenë koncensionin e hemodializës.
Raportime dezinformuese i ka cilësuar Diaverum International lajmet e fundit që janë publikuar në disa portale në Shqipëri lidhur me blerjen e mundshme nga Diaverum International AB (“Diaverum International”) të “DiaVita” Shpk (“DiaVita”), pronësisë dhe statusit të “Diaverum International”. Nëpërmjet një reagimi zyrtar, drejtuesit më të lartë të grupit “Diaverum” sqarojnë se “Diaverum International” është një degë tërësisht në pronësi të “Diaverum Group”, i cili ka mbi 11,000 punonjës dhe 35,000 pacientë në 20 shtete në katër kontinente.
“Duke qenë se “Diaverum International” është një kompani brenda “Grupit Diaverum”, ajo nuk ka asnjë punonjës ose fluks të pavarur të ardhurash. Këto lloj strukturash janë tipar i zakonshëm brenda grupeve ndërkombëtare dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë që “Diaverum International” është një kompani “fantazmë” ose “guackë”, ose të mos jetë nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e plotë të Grupit Diaverum – Bordi i tij i Drejtorëve përfshin Drejtorin Ekzekutiv, Drejtori i Përgjithshëm i Financave, dhe Drejtori i Bordit i Grupit Diaverum”.
Po duke iu referuar reagimit zyrtar, Grupi Diaverum bën me dije se ofron kujdes të klasit të parë për dializën dhe ka bërë disa hyrje të suksesshme në tregjet e reja, duke përfshirë: Brazilin (2.400 pacientë), Maqedoninë e Veriut (700 pacientë) dhe Arabinë Saudite (4,400 pacientë).
“Në secilin treg që “Diaverum” ka hyrë, ne krenohemi të përmirësojmë ndjeshëm rezultatet e pacientëve dhe të fitojmë besimin e shoqatave të pacientëve dhe të autoriteteve të kujdesit shëndetësor. Ne jemi të bindur që ky do të jetë rasti edhe për Shqipërinë pas blerjes sonë të parashikuar të “DiaVita”, dhe natyrshëm do të ofrojmë mbështetjen e plotë të të gjithë “Grupit Diaverum” për të mundësuar që “DiaVita” të ofrojë përkujdesje cilësore për pacientët e saj si dhe të përmbushë detyrimet e saj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.
“Diaverum” është një ofrues global i kujdesit renal me fokus pacientët .Sipas të dhënave të bëra publike nga ky grup, përvoja e tyre në kujdesin renal daton më shumë se 25 vjet më parë, kur u krijuar klinika e parë e dializës, nën emrin e mëparshëm “Gambro Healthcare”, duke përcaktuar edhe rrënjët suedeze. Sot 11.000 punonjës përkujdesen për më shumë se 33.000 pacientë në 20 vende të Evropës, Amerikës Latine, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Zyra qendrore e “Diaverum” ndodhet në Hyllie, Suedi./ABC News Albania 24/7



