Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mediat vendase shkruajnë se është sekuestruar mbi 1 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë.
Droga është gjetur nga efektivët e fshehur në motorin e makinës e cila u ndalua për kontroll.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve ishte i “enkriptuar”, i përdorur për komunikime të padëgjueshme.
Ndërkohë që shqiptari i arrestuar është dërguar në burgun Capanne./abcnews.al