Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Situata po degradon”, Rama: Kurtin e Vuçiç t’i mbyllin në një konferencë derisa të zbatohet plani franko-gjerman

schedule13:27 - 23 Qershor, 2023

schedule 13:27 - 23 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që dy kumbarët, siç i cilësoi ai, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman. Në konferencën për mediat, Rama tha se tensionet në veri mund të sillnin pasoja të mëdha.

“Kështu që vajtje ardhjet në Bruksel me këto xhirot ku shkon puna deri në pikën që palët bëjnë edhe konferenca shtypi, do të shkoj apo jo, ndërkohë që situata në terren degradon përditë. Shpërthimi i asaj situate në formën e një përplasje do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë prandaj është e rëndësishme që të dy liderët, bashkë me këdo qoftë rreth tyre, të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë.

Në një konferencë normalizimi pa të drejtë daljeje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen pikat që askush nuk i kundërshton por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrin fajin se pse nuk zbatohen, sepse nuk ka vullnet. Ky është fakti. Dhe ka një dehje nga ky karshillëku në të gjithë planetin demokratik por realiteti i përditshëm sot.”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!