Prej disa ditësh aludohej e tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Raphael Guerreiro ka mbyllur gjithçka me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund pas 7 vitesh në “Signal Iduna Park” e tashmë do të transferohet si një lojtar i lirë te “bavarezët” e Bayern Munich, deri në vitin 2026.
Guerreiro shihet si një transferim tepër i vyer për “të kuqtë” e Bayern, të cilët prej kohësh po vuajnë po lojtarë cilësorë në krahët e mbrojtjes e mesfushës, me Guerreiro që i ka treguar mjaft mirë te Dortmund e Kombëtarja portugeze se çfarë është në gjendje të bëjë.
Nërkaq, kujtjom se, Raphal Guerrerio la “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, pas 7 vitesh ku arriti të fitonte, 2 herë Kupën e Gjermanisë, në vitet 2016-2017 dhe 2020-2021, si dhe ka fituar gjithashtu Superkupën e Gjermanisë. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit:
Ablösefreier Neuzugang: #FCBayern nimmt Raphaël Guerreiro unter Vertrag. ?⚪
— FC Bayern München (@FCBayern) June 23, 2023